Albanian: The Uluru Statement from the Heart

Uluru

Uluru Source: Jimmy Widders Hunt

Në Maj të vitit 2017, në Uluru u mblodhën delegatë nga të gjithë fiset Aborigjene dhe atyre të Ishujve Torres Strait për të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare për Kushtetutën e Kombeve Autoktone. Në këtë Konferencë u shpall Deklarata e Zemrës për Uluru. Në këtë Deklaratë përfshihet plani për njohjen e Kombeve Autoktonë në Kushtetutën Australiane. Në të propozohet një reformë që do të lidhë popullin Indigjen dhe atë Australian në tre drejtime: Zë, Traktat dhe Vërtetësi. Muzika Frank Yamma. Fotograf Jimmy Widders Hunt.


Jemi mbledhur këtu në Konferencën Kombëtare për Kushtetutën 2017, të ardhur nga të gjitha trevat nën qiellin e jugut për të bërë këtë deklaratë të dalë nga zemra: Fiset Aborigjene dhe të Ishujve Torres Strait ishin Kombet e parë autoktonë dhe të pavarur në të gjithë kontinentin Australian dhe në ishujt pranë tij dhe këta kombe jetonin nën ligjet dhe traditat e tyre. Kombet tanë jetonin në përputhje me kulturën tonë që në kohën e Krijimit dhe sipas shkencës me origjinë në rreth 60,000 vite më parë. Pavarësia është ide shpirtërore për ne: lidhja antike mes tokës ose ‘nënës natyrë’ dhe popullit Aborigjen dhe të Ishujve Torres Strait të cilët kanë lindur tek ajo dhe prej saj dhe që një ditë do të kthehen tek ajo për tu ri-bashkuar me paraardhësit e tyre. Kjo lidhje është baza e të drejtës për pronësi në tokë dhe për pavarësi nga Kurora Mbretërore. Si mund të jetë ndryshe? Kombet tona ishin pronarë të kësaj toke për gjashtëdhjetë mijë vjet dhe kjo lidhje e shenjtë nuk mund të zhduket nga historia botërore e dyqind viteve të fundit. Ne besojmë se kjo pavarësi mund të shkëlqejë përsëri si pjesë e identitetit kombëtar vetëm me anë të ndryshimeve thelbësore në kushtetutë dhe me anë të reformave strukturore. Në prizmin proporcional, ne jemi populli më I burgosur në planet. Ne nuk jemi kriminelë. Fëmijët tanë janë ndarë nga familjet e tyre dhe kjo ndodh në nivele të papara. Arsyeja për këtë nuk mund të jetë mungesa e dashurisë për ta. Të rinjtë tanë dergjen nëpër burgje në shifra alarmante. Ata janë shpresa jonë për të ardhmen. Këto dimensione të krizës që po kalon populli ynë tregojnë madhësinë e problemeve tona. Kjo është tortura që sjell mungesa e fuqisë. Në kërkojmë reforma kushtetuese për ti dhënë më shumë fuqi popullit tonë që ai të përfaqësohet denjësisht në këtë vend. Në kërkojmë vetëvendosje për fatin tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ata do të jetojnë në dy botë të ndryshme por do të jenë një dhuratë për këtë vend. Ne kërkojmë që Zëri i Kombeve Autoktonë të jetë pjesë e Kushtetutës. Makarrata është thelbi i axhendës sonë; bashkim pas një beteje. Ajo përmbledh të gjitha aspiratat tona për një marrëdhënie të vërtetë dhe të drejtë për të gjithë popullin Australian dhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, një të ardhme të bazuar në drejtësi dhe vetë-vendosje. Ne kërkojmë themelimin e një Komisioni për Makarrata për të mbikqyrur arritjen e marrëveshjeve mes qeverive dhe Kombeve Autoktone dhe proçesin kurorëzimit të së vërtetës në histori. Në vitin 1967 më në fund patëm të drejtën të numërohemi, në vitin 2017 ne kërkojmë që të na dëgjojnë. Nisemi nga kampi bazë për të ecur në këtë tokë madhore. Ju ftojmë që të ecni me ne në drejtim të një të ardhmeje më të mirë për popullin Australian. 

 

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Deklaratës për Uluru në  ose vizitoni Qendrën Ligjore për Indigjenë në UNSW .

.  Mësoni më shumë rreth procesit te Kombeve të Para që u kurorëzua me Deklaratën e Zemrës për Uluru 

Kjo përmbledhje me podcasts përmban më shumë se 20 gjuhë indigjene (nga komunitetet në Northern Territory dhe në veri të Northern Australia) dhe më shumë gjuhë do të shtohen në të ardhmen. Aty futen edhe 60 gjuhë të komuniteteve të tjera me Gjuhë dhe Kultura të ndryshme.


Share